Jurgen Klopp gjithmonë kontrovers dhe shumë i veçantë në qëndrimet e tij të pazakonta dhe i tillë është edhe këtë herë trajneri gjerman kur pyetet për Superligën Europiane që ka prishur edhe gjumin e FSHF-së ndër shumë federatave të tjera që nën ombrellën e UEFA-s e kanë kthyer futbollin në pronë private. Pas vendimit të Gjykatës Europiane, Klopp ka deklaruar se në fakt i pëlqente ajo që kishte dalë si konkluzion në këtë çështje, edhe pse klubi i tij këtë herë ishte shprehu kundër nismës së Superligës.
“Unë jam dakord 100% me këtë deklaratë të klubit, por gjithsesi më pëlqen vendimi. Tani duket sikur më në fund e kuptojmë që FIFA, UEFA dhe Federatat nuk mund të bëjnë thjesht atë që duan. Për krijimin e gjërave të reja, fillimisht duhet të flasim rreth të ardhmes, duke vendosur kompeticione të reja me më shumë ndeshje dhe askush nuk ka të drejtën e opinionit në këtë çështje. Mua më pëlqen që nuk mund të bëjnë saktësisht atë që duan, por vazhdoj të mbaj të njëjtin opinion për Superligën”, tha trajneri i Liverpool-it.