Kroos rikthehet te Gjermania për shkak të fëmijëve

Gjermania merr një lajm pozitiv në kuadër të Euro 2024. Kicker bëri të ditur se Toni Kroos ka vendosur të pranojë ftesën e trajnerit Julian Nagelsmann dhe t’i japë fund qëndrimit larg nga kombëtarja. Lojtari i Real Madridit i dha lamtumirën Kombëtares Gjermane në verën e vitit 2021 pasi “Panzera”-t u eliminuan nga Anglia në fazën e 1/8 në Kampionatin Evropian. Gjithsesi, mesfushori ka bërë me dije se është gati për t’u vënë në dispozicion të kombëtares dhe do të tentojë t’i çojë gjermanët drejt titullit të kampionit të Evropës. Sipas gazetës në fjalë, dzshohet se shkak për këtë vendim janë bërë fëmijët e lojtarit, të cilët dëshirojnë ta shikojnë sërish me fanellën e skuadrës kombëtare.

sfidanti.al