Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, po vazhdon me paraqitje mbresëlënse në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Grasshoppers. 33-vjeçari është bërë pjesë e formacionit të javës nga Sofa Score për javën e 18-të të kampionatit elitar zviceran, pas paraqitjes së tij fantastike në duelin ndaj Yverdon-Sport. Abrashi, i cili gjithashtu mban shiritin e kapitenit, u aktivizua në këtë ndeshje për 90 minuta duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë në fushë. Për 90 minuta, Abrashi realizoi dy goditje në drejtim të portës, 8 duele të fituara në fushë, 5 ndërhyrje dhe një ndërprerje të aksionit, duke qenë lojtari më i vlerësuar tek ekipi i tij me notën 7.6. Ai këtë sezon është paraqitur në 17 ndeshje duke startuar në të gjithat nga minuta e parë, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron dy asiste.
sfidanti.al