Guardiola, kundër zgjerimit të Kupës së Botës për Klube

Manchester City po përgatitet për debutimin në Botërorin e Klubeve, të mërkurën, kundër Urawa Reds, por në konferencën për shtyp për këtë ndeshje, trajneri Pep Guardiola kritikoi zgjerimin që do të pësojë kompeticioni në vitin 2025, kur do të ketë 32 skuadra. “Nuk jam kundër garave të reja, jam kundër mungesës së rikuperimit nga viti në vit. Nuk ka kuptim të luash gjithmonë çdo tri ditë. Dhe me periudhën parasezonale, udhëtimi për në Azi ose Shtetet e Bashkuara për shkak të financave, është shumë e vështirë për lojtarët. Gjërat duhet të ndryshojnë”, theksoi Guardiola.

Kupa e re e Botës për Klube do të luhet në verë, në Shtetet e Bashkuara, dhe pavarësisht kritikave, Guardiola ndihet i pafuqishëm në lidhje me çdo reduktim të mundshëm të ndeshjeve. “Çfarë mund të bëj unë? Mendoj se do të fluturojmë për në Shtetet e Bashkuara dhe do të luajmë Kupën e Botës për Klube sa më mirë që të jetë e mundur. Ata vendosën të krijojnë një kompeticion të ri… në rregull. Ne duhet të përshtatemi dhe t’u besojmë njerëzve”. 

sfidanti.al