Arinaldo Rapaj “Topi i Artë”, Sylvinho “bëhet” shqiptar

Ndahen çmimet e më të mirëve të vitit në mbrëmjën gala të organizuar nga FSHF. Lajmi i madh i mbrëmjes ishte dorëzimi i pasaportës shqiptare trajnerit Sylvinho por edhe pasaportat diplomatike për të gjithë lojtarët e ekipit Kombëtar të cilët arritën objektivin Euro 2024.

Vëmendja më e madhe ishte te “Topi i Artë 2023”, ku kandidatë ishin Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, e ku triumfoi mesfushori i Kuq, ndërsa sulmuesi bardheblu tashmë i transferuar te Rapidi i Bukureshtit fitoi “Këpucën e Artë” . Ndërkohë, për “Topin e Artë 2023” për vajza në garë ishin Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi me këtë të fundit që fitoi sërish duke dominuar garën.

 

Çmimet;

Talenti i vitit: Arlind Kurti

Talentja e vitit: Klaudia Borshi

Këpuca e artë: Valentina Troska

Këpuca e Artë: Florent Hasani

Trajneri i vitit: Orges Shehi

Arbitri i vitit: Enea Jorgji

Topi i Artë për femra: Megi Doçi

 

sfidanti.al