Bayern Munichen gjen pasuesin e Manuel Neuer

Bayern Munich ka identifikuar talentin francez Guillaume Restes si një pasardhës të mundshëm të Manuel Neuer. Pasi pësoi një dëmtim të dyfishtë menjëherë pas Kupës së Botës 2022 në Katar, kishte frikë se Neuer mund të detyrohej të dilte ë pension përpara kohe, megjithatë, 37-vjeçari u kthye në 11-tën e parë të Bayernit kur Darmstadt vizitoi Allianz Arenan në javën e nëntë të Bundesligës. Që prej asaj kohe, Neuer ka rifilluar detyrat e tij normale si kapiten i klubit dhe si numri një i Thomas Tuchel. Megjithatë, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re deri në verën e vitit 2025, ekziston një besim se portieri i “Der Rekordmeister” mund t’i varë dorezat pas dy vitesh. Bayern ka filluar të përgatitet për largimin e tij eventual dhe portieri 18-vjeçar i Toulouse, Guillaume Restes, është identifikuar si trashëgimtari i fronit të Neuer. Pavarësisht moshës së tij, Restes ka nisur si titullar në të gjitha ndeshjet në Ligue 1 këtë sezon, si dhe të pesë ndeshjet e Toulouse në Ligën e Evropës.

sfidanti.al