Klubi uellsian Pontypridd United po përballet me dënimin më të madhe në historinë e futbollit. Kjo skuadër e cila garon në kategorinë e dytë të futbollit uellsian, mund të mbetet pa 141 pikë, gati pesë herë më shumë se rekordi i mëparshëm (30 pikë). Sipas Daily Star, Pontypridd United shkeli rregullat e Federatës së Futbollit të Uellsit 18 herë, por mohoi të gjitha akuzat, gjë që e bëri dënimin edhe më të madh. Pontypridd, ekip që është themeluar në vitin 1992 ka qenë nën hetim për disa parregullsi në lidhje me kontratat e lojtarëve. Ata kishin disa borxhe ndaj lojtarëve dhe disa prej tyre nuk ishin regjistruar siç duhet. Përveç kësaj, në ndeshjet zyrtare ata përdorën lojtarë që nuk i plotësojnë kërkesat. Dënimi prej 141 pikësh nuk do të zbatohet i plotë këtë sezon. Pontypridd United ka mbetur me vetëm 6 pikë dhe 135 pikë tjera do t’i hiqen nëse përsërisin të njëjtën shkelje deri në fund të sezonit 2024/25
sfidanti.al