Lëvizjet e Walker zemërojnë partneren e lojtarit

Në Angli flitet shumë për Kyle Walker, jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë me Manchester Cityn, por edhe për jetën private. Mbrojtësi i njohur, Walker është në qendër të thashethemeve rreth një trekëndëshi dashurie. Sipas asaj që raportoi The Sun, ai takoi Lauryn Goodman javën e kaluar, ish-partneren e tij me të cilën ka një djalë tre vjeç, të quajtur Kairo. Një veprim i tillë i futbollistit ka zemëruar partneren aktuale të lojtarit dhe së fundmi ka zëra për një divorc. Pavarësisht debatit me gruan e tij, Annie, Walker konfirmoi se çifti është bashkë:  “Nuk jemi ndarë, jam këtu në shtëpinë e familjes time apo jo?”. Gjithsesi, lëvizjet e fundit të anglezit kanë lëkundur jo pak besimin e partneres.

sfidanti.al