Liga “Gjergj Kastrioti” bashkon volejbollin

Volejbolli bëhet gati për aktivitetin e përbashkët Shqipëri – Kosovë, quajtur ndryshe Liga “Gjergj Kastrioti”, që tashmë ka mbërritur në edicionin e tij të tretë. Ndryshe nga dy sezone më parë, edhe për të shkurtuar shpenzimet, është menduar që të luhet me sistem grumbullimi, ndërsa katër ekipet më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës janë ndarë në dy grupe. Për femra në grupin A janë Skënderbeu, Skënderaj, Prishtina 75 dhe Tirana.

Në grupin B Partizani, Fushë-Kosova, Drita dhe Pogradeci. E në javën e parë, grupi A do t’i luajë ndeshjet të shtunën e të dielën në sallën sportive “Farie Hoti”, kurse grupi B në Gjilan. Ndërkohë për djem në grupin A janë Partizani, Skënderbeu, Ferizaj e Vllaznia. Kurse në grupin B Peja, Tirana, Erzeni e Drita. Grupi A javën e parë do ta luajë në Ferizaj, ndërsa grupi B në sallën sportive në Farkë. E kështu me radhë derisa të vihet në fazën finale, kurse Skënderbeu dhe Erzeni janë fituesit në fuqi e ato që duhet të munden. Veçse ky kampionat i përbashkët premton spektakël.

sfidanti.al