Rei Manaj në formë fantastike, i shënon Fenerbahces

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj nuk di të ndalet dhe këtë herë e bën të madhe me një gol të rëndësishëm kundër gjigandëve të Fenerbahces që momentalisht kryesojnë kampionatin turk. Lojtari me origjinë nga Lushnja gjeti golin e pestë personal këtë sezon me fanellën e Sivaspor. Në minutën e 50 të ndeshjes, ai ia doli që të fitonte hapësirë mjeshtërisht në zonë dhe të shënonte golin që shkurtoi diferencën përkohësisht në 2-1, në sfidën që u mbyll me fitoren 4-1 për Fenerbahçen. Tashmë duket se mund të jetë përsëri një kandidat për sulmin kuqezi. Trajneri Silvinjo ka pranuar shpesh se po monitoron lojtarin dhe nëse ia vazhdon me një ritëm të tillë në muajt në vijim në kampionatin turk, mund të kthehet shpejt në radhët e kuqezinjve.

sfidanti.al