Derbi pa ngjyra e fitues

Tirana dhe Partizani ndanë llogaritë në derbin numër 199 të historisë me një barazim të mërzitshëm që reflekton plotësisht sezonin aktual të skuadrave të Superiores. Ndryshe nga sezonet e kaluara ku një fitore apo humbje në derbi mund të bënte diferencën mes dy rivalëve për titull, këtë herë historia ndryshon dhe mungesa e dëshirës për ta fituar këtë sfidë u reflektua në fushë.

Lojtarët dhe tifozët menduan kryesisht të hidhnin “benzinë” në zjarrin e ndezur të shkallëve, duke menduar pak për lojën. Dy fytyra, e para bardheblu dhe e dyta e kuqe, pak raste për shënim aq sa do të mjaftonin gishtat e njërës dorë ndërsa golat e Hasanit dhe Kekos ishin shkëndijat e vetme të mbrëmjes së ftohtë të fillim-dhjetorit në “Arenën Kombëtare”.

sfidanti.al