Fernandez: Mbappe më “kërcënoi” në finale

Enzo Fernandez zbulon një detaj shumë interesant në lidhje me finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës. Sipas mesfushorit bardhekaltër, Kylian Mbappe po sillej me arrogancë dhe tentoi disa herë t’i frikësonte kundërshtarët.

“Mbappe ishte i bindur se do të na mundte në finale dhe bënte gjeste ikur do të na vriste dhe sinqerisht nuk e di pse ishte fiksuar me mua. Për fat të mirë, krahët e mi i mbulonte një ushtar si Romero. Ai është një lojtar i çmendur dhe e kujtoj shumë mirë se si shkoi t’i festonte në fytyrë pasi kishim shënuar”, shprehet mesfushori i Chelseat që në moshën 21-vjeçare ngriti në qiellin e Dohas trofeun e tretë të Kupës së Botës për Argjentinën.

sfidanti.al