Zhgënjejnë vajzat kuqezi, rrëzohen një divizion më poshtë

 Një hap i madh pas nga Kombëtarja e Femrave të Shqipërisë që zbret zyrtarisht një divizion më poshtë në Ligën e Kombeve pas disfatës së hidhur 4-0 në Tiranë kundër Irlandës së Veriut. Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e kishte nisur këtë edicion të parë në Ligën e Kombeve me synimin për të siguruar qëndrimin në Ligën B, ku kishte nisur aventurën në bazë të renditjes së UEFA-s, por misioni nuk është përmbushur, përkundrazi vajzat kuqezi do të jenë të detyruara që në edicionin e ardhshëm të luajnë në kategorinë më të ulët të këtij aktiviteti. Kjo është disfata e katërt radhazi as atij barazimi 1-1 që kishte dhënë pak shpresë përballë Hungarisë në ndeshjen e parë në grup. Humbja bën thjesht për statistikë sfidën e fundit në grup në transfertë ndaj Hungarisë, pasi tashmë me vetëm 1 pikë, Shqipëria është matematikisht e rënë në Ligën C në këtë turne për edicionin e ardhshëm.

sfidanti.al