Osimhen drejt Premier League në janar

Victor Osimhen do të jetë prioriteti kryesor i Chelseat në merkaton e janarit. Sulmuesi nuk do të ishte kundër një lëvizjeje në Premier League, i shtyrë edhe nga problemet e shumta të Napolit në këtë sezon futbollistik. Mauricio Pochettino dëshiron të përforcojë organikën me një sulmues qendre pas një starti jo të mirë. Dhe nigeriani i Napolit i plotëson kriteret e teknikut të Bluve të Londrës. Presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis, pritet të kërkojë më shumë se 100 milionë paund nga Chelsea. Nëse londinezët arrijnë të paguajnë çmimin e kërkuar në merkaton e dimrit, do të thyenin rekordin e Premier League që e vendosën vetë pak muaj më parë me blerjen të Moises Caicedos nga Brighton.

sfidanti.al