Ylli më i ri i Argjentinës është në shitje por për një shumë jo më të vogël se 25 milionë eur. Echeverri, një nga sensacionet e Botërorit U-17, është një nga sulmuesit kryesorë në Argjentinë dhe sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ky talent ka një klauzolë largimi me River Plate prej 25 milionë euro plus 5 milionë në bonuse. Ekipet e mëdha si Reali i Madridit ndjekin nga afër dhe çmimi është shumë i përballueshëm për klube të tilla. Duket qartë se e ardhmja e Claudio Echeverri do të jetë në Evropë.
sfidanti.al