Ankth në Pukë, probleme kardiake për portierin

Ndeshja e javës së tetë në Kategorinë e Dytë ndërmjet Tërbunit dhe Besëlidhjes nuk u zhvillua e plotë. Vetëm 45 minutat e para u luajtën, pasi më tej ishte e pamundur që të luhej në terrenin e mbuluar nga bora në stadiumin ”Ismail Xhemali” të Pukës. Pas minutës së 35-të u bë tepër e vështirë për gjyqtarët për të dalluar vijat kufizuese të fushës.

Pas mbarimit të pjesës së parë gjyqtaret e ndeshjes bashkë me delegatin vërejtën sërish terrenin, por ishte e pa mundur për të zhvilluar pjesën e dytë. Në momentin që u vendos që ndeshja mes Tërbunit dhe besëlidhjes, trashësia e borës në fushën e lojës e kishte kaluar trashësinë  10 cm . Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 dhe do të luhet në qytetin e Shkodrës, me shumë mundësi në kompleksin “Reshit Rusi”.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndodhi edhe një incident, ku gjendja e portierit Shkoza fillimisht solli panik te të pranishmit në fushë dhe stadium. Për shkak të temperaturave të ulëta  portieri pati probleme dhe u shoqërua me autoambulancë në spitalin e Pukës. Pasi ndihmës mjekësore që mori në spital portieri Entoni Shkoza  u bë më mirë duke e kaluar panikun fillestar. “Panorama Sport” ka mësuar se gjendja e portier ka qenë e stabilizuar pas ndihmës mjekësore dhe tashmë çdo gjë duket brenda parametrave.

sfidanti.al