Shqipëria në Euro 2024, në Serbi “kapen” me banderolën

Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas zhvillimit një fushate eliminatore mjaft të mirë, ku grumbulloi 15 pikë. Mbrëmë ishte natë feste në “Air Albania”, pavarësisht rezultati zhgënjyes 0-0 ndaj modestëve nga Ishujt Faroe. Në Serbi, përveç lajmit të thatë disa ditë më parë për kualifikimin e Shqipërisë, në edicionin e sotëm kanë vendosur të merren me diçka që ata e konsiderojnë skandal. Bëhet fjalë për një banderolë mbrëmë, ku shkruhej: “Zoti është shqiptar”. “Një mesazh i turpshëm bëri xhiron e planetit” – lexohej në titullin e Kurir. “Tifozët shqiptarë brenda një kohe të shkurtër krijuan një sërë skandalesh dhe para se të digjnin flamurin e Serbisë, kanë vendosur edhe një pankartë që sulmonte fenë, kishën dhe Zotin” – Shkruan mediumi i njohur serb.

sfidanti.al