Për më shumë se 20 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e madhe të futbollit europian. Sot, dy nga yjet që kanë shkëlqyer më së shumti në historinë e futbollit botëror, janë në perëndim të karrierës dhe kanë “emigruar” larg Europës. Argjentinasi aktivizohet në MLS në Amerikë me skuadrën e Inter Miami, ndërsa Ronaldo është pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite. Megjithatë, për të gjithë nostalgjikët, dyshja do të vendoset sërish përballë njëri-tjetrit në muajin shkurt. Inter Miami skuadra e Messit është ftuar në Riyadh Season Cup, aty ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Al-Nassr i CR7. Sheiku Al-Sheikh nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se dyshja (Messi-Ronaldo) do të takohen për përbaljen e tyre të fundit në stadiumin Kingdom Arena në shkurtin e vitit 2024.
sfidanti.al