Kombëtaret U-17 dhe U-19 të drejtuara respektivisht nga Ardi Behari dhe Ervin Bulku janë mundur në ndeshjet e para eleminatore të zhvilluara ditën e djeshme në vendin tonë. Ekipi më i vogël u thye pastër 3-0 nga Portugalia që më shumë se fitorja në fushë arriti të dominonte në çdo statistikë kuqezinjtë, ndërsa Rocco Vata me Irlandën kaluan 3-1 Shqipërinë duke i dhënë një leksion edhe trajnerit Ervin Bulku.
Një ditë e zezë në sportin e të rinjve të fryrë artificialisht duke “pompuar” dy skuadra që kanë nevojë ende për punë dhe nevojë për të zbritur me këmbë në tonë. Djali i Rudi Vatës, Rocco, i vendosur në qëndër të vëmendjes për një grumbullim të mundshëm me kuqezinjtë do të jetë menduar dy herë pas kësaj sfide sepse ndoshta situata nuk është me aq shumë ngjyra sa është pasqayruar në media dhe opinionin publik. Shqipëritë e “talenteve” që luajnë kryesisht në futbollin tonë, janë ende vite dritë larg atyre të rritur në perëndim. Ky është edhe treguesi e barometri më i mirë matës i nivelit aktual të “gjellës” që kemi gatuar në vendin tonë.
Nga Pirro Bardhyli