Ndryshe nga zërat që dalin nga Barcelona, klubi nuk do të jetë në gjendje të përballojnë blerjet e Joao Felix dhe Joao Cancelo verën e ardhshme, të cilët janë në huazim nga Atletico Madrid dhe Manchester City. Drejtori sportiv Deco tha për shtypin të hënën se qëllimi i tyre ishte të nënshkruanin me Felix dhe Cancelo verën e ardhshme. Blaugranat janë rreth 130 milionë euro mbi kufirin e tyre të pagave aktualisht, dhe po synojnë të sjellin Vitor Roque në shumën prej 30 milionë euro plus 31 milionë euro bonuse. Megjithatë, gazeta Marca nuk beson se diçka e tillë do të ndodhë. Ata pretendojnë se maksimumi një nga yjet portugeze do të qëndrojë në Montjuic edhe sezonin e ardhshëm. City ka të ngjarë të lejojë Cancelo, tani 29 vjeç, për 30 milionë euro, dhe duke qenë më i liri nga të dy, ka më shumë shanse për të nënshkruar përgjithmonë me katalanët.
sfidanti.al