Pas Celtic edhe tifozët baskë te Real Sociedad dalin hapur në ,mbështetje të palestinezëve. Në ndeshjen e radhës të luajtur në La Liga, ata protestuan për luftën e nisur nga Izraeli në Gaza. Mbështetësit e Real Sociedad donin të dërgonin një mesazh të qartë, duke përfituar nga vitrina që mund të sigurojë vetëm futbolli ndërkombëtar, duke mbajtur qëndrim kundër bombardimeve në Gaza. Tifozët baskë organizuan një protestë të fortë me rroba “të lyera me gjak” dhe me shumë flamuj palestinezë dhe pamjet e tribunave bënë xhiron e botës.
sfidanti.al