Dhunë në Kategorinë e Parë, arbitri bëhet për spital

Në Vorë nuk e njohin humbjen dhe duke mos u pajtuar me vendimet e arbitrave siç ndodhi në ndeshjen e luajtur në Fier.

Një tjetër akt dhune është regjistruar këtë të shtunë në futbollin shqiptar, ku është goditur me sende të forta gjyqtari Blerim Ziri. Incidenti ndodhi në Stadiumin “Loni Papuçiu” gjatë ndeshjes  Apolonia-Vora ku tifozët miq goditën me stol gjyqtarin e katërt të takimit Blerim Ziri, i cili humbi ndjenjat për disa sekonda.

Ai mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe pankina e Apolonisë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut pa dëmtime të mëdha. Pas këtij incidenti tifozët tentuan të hyjnë në fushë dhe shkatërruan hekurat, por nuk u lejuan nga forcat e policisë, të cilët shoqëruan disa prej tyre.

sfidanti.al