Luis Diaz është rikthyer në fushë për të luajtur me Liverpoolin pasi ka munguar për rreth një javë pas ngjarjeve traumatike që kanë ndodhur në familjen e tij por nëpërmjet një letrë publike, ai kërkon lirimin e babait nga pengmarrësit të cilët po e mbajnë prej më shumë se një jave në një nga puyjet e zonës jugore të Kolumbisë.
Letra e Diaz:
“Këtu nuk po flet lojtari Lucho Díaz lojtari i sotëm, por djali i Luis Manuel Díaz. Mane, babai im, njeri punëtor, shtyllë e familjes… ai tani është rrëmbyer. I kërkoj ELN-së që ta lirojë sa më shpejt babanë tim, po ashtu kërkoj nga shoqatat ndërkombëtare që të punojnë për të garantuar lirinë e tij. Çdo sekondë, çdo minutë që kalon ne jemi më të shqetësuar. Nuk kemi fjalë për të përshkruar ndjenjat e tmerrshme të familjes sonë dhe do të jetë e njëjta për sa kohë që ai nuk është kthyer në shtëpi”.
sfidanti.al