Konor Mekgregor detyrimisht duhet të ketë një grusht të fortë. Një kampion i arteve marciale e ka të domosdoshme, aq më tepër kur është pranë një dueli me një superyll të boksit dhe irlandezi tregoi se vërtet është i fuqishëm. Të paktën, nëse mund të quhet e rëndësishme thyerja e rekordit për grushtin më të fortë në një makinë boksi. Vetë Mekgregor filmoi veten duke goditur me grusht, pas një vrulli të vogël, dhe rezultati ishte thyerja e rekordit, ndonëse vetëm për pak.
Mediat tabloide menjëherë kanë shpërthyer me komente të tilla si “Mejuedhër, ki kujdes nga grushtat e Mekgregorit”, si dhe kanë lavdëruar aftësinë e kampionit më të madh të UFC-së. Ndeshja mes tij dhe amerikanit Flojd Mejuedhër Xhunior besohet se do të zhvillohet në një kombinim të paprecedent mes dy sporteve të ashpër, ndërsa Komisioni Atletik në Nevada ka deklaruar se nuk sheh ndonjë pengesë që përballja të zhvillohet.
Sfidanti.al