Kush është talenti shqiptar që mahniti edhe Thomas Muller?

Nuk është e lehtë të tërheqësh vëmendjen e një legjende të futbollit siç është Thomas Muller, por këtë e arriti me shumë sukses talenti shqiptar që aktivizohet në radhët e Mainzit në Bundesliga, Brajan Gruda. Ai është djali i ish-futbollistit të njohur shqiptar Bujar Gruda, i cili në vitet e 80 veshi fanellën e Vllaznisë.

Familja Gruda është e njohur për kontributin e tyre për futbollin shkodran dhe atë shqiptar në përgjithësi. Gruda luajti për 90 minuta në sfidën ndaj Bayernit dhe ndonëse nuk ia arriti qëllimit për të dalë me pikë edhe pse ai ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin e tij me një asist në golin e vetëm të shënuar. Pasi u mbyll ndeshja, Muller mori fanellën e Grudës dhe më pas përmes një postimi në rrjetin social Instagram e falënderoi atë dhe i bëri thirrje që të vazhdojë me këtë rrugë.

sfidanti.al