Kosova me sytë nga talenti kroato-shqiptar

Veldin Hoxha është një nga talentët më të mëdhenj në Kroaci, por e ardhmja e tij mund të jetë edhe te përfaqësuesja e Kosovës pasi mediat kanë nisur të aludojnë për kontakte mes FFK-së dhe lojtarit. Mesfushori që aktivizohet te Rijeka dhe është pjesë e Kroacisë U21.

Portali kroat Germanijak ka raportuar se Veldin Hoxha tanimë është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe ai po shqyrton mundësinë pasi ka prejardhje shqiptare. 21-vjeçari është një nga mesfushorët defensivë më të mirë në kampionatin kroat dhe vlera e kartonit të tija aktualisht është rreth 3 milionë euro. “Mund të konfirmoj se kanë kontaktuar me Hodzan nga Kosova, por nuk mund të them asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Danko Gjikic, agjenti i mesfushorit kroat. Që këtë sezon ka zhvilluar 16 ndeshje dhe numëron 1 gol.

sfidanti.al