Bastet në Itali i zbuloi daja i ish-futbollistit të Interit

“Informacionet i kam marrë nga daja i ish-futbollistit të Interit, pjesë e Tripletës në vitin 2010”, deklaroi Fabrizio Corona në lidhje me çështjen e basteve që ka tronditur futbollin italian. “Unë fola me Fabrizion dhe i thashë vetëm fakte të vërteta që mund të verifikohen. E bëra për të ndihmuar nipin tim, Antonio Esposito-n, i cili është në dijeni të basteve të paligjshme të futbollistëve. Nipi im luante për Interin, por më pas ai theu të dy ligamentet dhe filloi të punonte si menaxher.

Ai fitoi Champions pa luajtur kurrë dhe Mourinho e adhuronte”. Ndërkohë, kështu deklaroi Mauricio Petra, daja i futbollistit 33-vjeçar, i cili vazhdon të luajë futboll në nivele të ulëta në Itali. I menjëherëshm ka qenë reagimi i Antonio Esposito-s, i cili ka mohuar gjithçka në lidhje me zërat e dalë në ditët e fundit. “Jam i dërrmuar, kjo që po ndodh është tronditëse. Nuk kam asgjë me të, njerëzit përmendin emra rastësisht në këtë aferë bastesh. E njoha zërin e dajës tim, por nuk e di pse po e bën këtë. Duhet pyetur. Dhe sidoqoftë, unë nuk jam nën hetim”, tha ai për agjencinë e lajmeve “ANSA”.

sfidanti.al