Zvicra i njeh kontributin 12-vjeçar ish-mesfushorit me origjinë shqiptare, Blerim Xhemajli. Ish-mesfushori shqiptar ka bërë një karrierë të gjatë në klube të mëdha si Zurich, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna, Montreal Impact e Shenzen ndërsa i dha fund karrierës së tij aty ku e nisi te FC Zurich, or ka dhënë një kontribut shumë të madh edhe për Zvicrën.
37-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës dhe te skuadra e parë numëron 69 ndeshje. Ish-legjenda e Zurichut në 12 vite sa ishte pjesë e Zvicrës nga 2006 deri më 2018 ka realizuar 10 gola. Në ndeshjen e fundit që Zvicra e zhvilloi ndaj Bjellorusisë, Xhemaili u nderua nga Federata e Futbollit të Zvicrës dhe mori duartrokitje të panumërta nga tifozët për kontributin e dhënë për helvetët.
sfidanti.al