Në Xhamajka del në dritë versioni femëror i Usain Boltit!

Brajana Liston, vetëm 12 vjeçe, nga Xhamajka po vë në pikëpyetje të gjithë rekordet, duke fituar një popullaritet ndërplandetar gjatë ditëve të fundit, dhe arsye është koha më shumë se fenomenale që ajo shënoi në garën e shpejtësisë 200 metra dhe rekordi botëror që ajo vendosi, në konkurrimin e saj, në këtë garë. Brajana 12-vjeçare, menjëherë, fitoi epitetin e kampiones olimpike dhe botërore të ardhshme nga ana e mediumeve botërorë më prestigjiozë, pasi në kampionatin kombëtar të Xhamajkës, ajo shënoi kohën e pabeseueshme për moshën e saj, 23, 73 sek, duke e lënë mbrapa rivalen kryesore të saj rreth një sekondë në garën finale.

Ky është, me të vërtetë, nje rezultat i llahtarshëm, duke pasur parasysh se ajo është vetëm 12 vjeçe dhe parashikohet që ajo të progresojë disa sekonda të tjera në vitet e ardhshëm që do të thotë se ajo, në mënyrë eksprese, do të mund ta vëjë në pikëpyetje, në vitet e ardhshëm, rekordin botëror të vendosur, më 1988, në Lojrat Olimpike të Seulit, nga ana e Florens Grifitit (21,34 sek.) Madje, ka edhe nga ata analistë të atletikës që parashikojnë se progresi i Brajanës mund të jetë i tillë, saqë ajo t’i afrohet edhe rekordit botëror në 200 metra të Usain Boltit që, më 2009, e përshkoi këtë garë me kohën rekord 19,19 sekonda!

sfidanti.al