UEFA thyen rregulloren për Euro 2032

Italia dhe Turqia janë lejuar të marrin pjesë me një kandidaturë të përbashkët dhe me shumë mundësi do të fitojnë të drejtën e organizimit të Euro 2024 pavarësisht faktit që kjo kandidaturë mund të shkelq rregulloren bazë që parashikon bashkëkandidatura vetëm në rastet kur vendet janë fqinje. Në rastin e Turqisë dhe Italisë nuk bëhet fjalë për dy vende fqinje.

Pikat më të afërta të Italisë dhe Turqisë janë rreth 1000 kilometra larg njëra-tjetrës me Greqinë dhe Shqipërinë mes tyre. Turneu i vitit 2032 do të ndahet në mënyrë të barabartë me pesë stadiume në secilin vend. Për momentin, Turqia ka të gatshme 4 stadiume në Stamboll dhe një në Ankara ndërsa UEFA i ka pranuar Italisë vetëm 3 stadiume.

sfidanti.al