Erik ten Hag është i shqetësuar me mënyrën se si po rrjedhin informacionet e rëndësishme jashtë dhomës së zhveshjes për tek rrjetet sociale. Trajneri holandez ka ndërmarrë disa masa drastike që nga marrja e postit te Djajtë e Kuq. “talkSPORT” bën të ditur se një lojtar i Manchester United i kishte thënë një burimi të se trajtimi i trajnerit në situata të caktuara ishte shokues.
Ten Hag përjashtoi Jadon Sancho-n nga skuadra, pas përplasjeve të tyre publike dhe gjithashtu u kritikua nga gazetari Piers Morgan, për trajtimin e tij ndaj Cristiano Ronaldos përpara se pesë herë fituesi i Topit të Artë të transferohej te Al-Nassr. United ka dhuruar një fillim të dobët të sezonit, me katër humbje nga tetë ndeshjet e tyre të para në Ligën Premier, si dhe humbje radhazi në Ligën e Kampionëve.
sfidanti.al