Drejtuesit e Tiranës vijojnë të tregohen të vëmendshëm ndaj talenteve të rinj dhe së fundmi, bardheblutë njoftuan marrëveshjen me 17-vjeçarin Jordi Jaku. Mesfushori është pjesë e Shqipërisë U19 teksa me kryeqytetasit firmosi një kontratë trevjeçare. Jaku ishte pjesë e Dinamos ndërsa është rritur në grupmoshat e Shënkollit. Tashmë, mesfushori do të provojë veten te Tirana për t’ia dalë dhe për t’u promovuar në skenën e madhe të futbollit shqiptar.
Njoftimi i klubit të Tiranës:
Jordi Jaku është bardh’e blu!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e mesfushorit 17-vjecar Jordi Jaku.
Talenti i Kombëtares U-19, ka firmosur me klubin tonë një kontratë për tre sezonet e ardhshme duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit.
KF Tirana vazhdon me projektin për të promovuar sa më shumë talentet e së ardhmes!
Klubi i uron mirëseardhje @jordijakuu dhe suksese me fanellën tonë