Broja gjen ngushëllim te një britanike

Armando Broja ka gjetur menjëherë rrugën e golit që në sfidën e parë si titullar me fanellën e Chelseat pas 10 muajve mungesë. Sulmuesi shqiptar i Chelseat është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të rëndë në gju dhe një meritë të madhe për këtë ka edhe e dashura e tij e re, britanikja me profesion influencer-e. Jade Wills ka rrëmbyer zemrën e djalit me origjinë nga Shkodra, ndërsa shqiptarët shpresojnë që ai të zhbllokohet edhe me fanellën e Kombëtares në datën 12.

Nëse Shqipëria kualifikohet në Euro 2024, me siguri Wills do të ishte një nga femrat më të ndjekura në shkallët e stadiumeve gjermane verën e ardhshme dhe kjo është lehtësishte kuptueshme duke parë profilin e saj në Instagram. Pasi ka hedhur pa prahëve dëmtimin, Broja ndryshon plotësisht faqe edhe në jetën private pasi hostoria me një shqiptare ka marrë fund dhe Broja vendos të eksperimentojë në çështjet e zemrës edhe me një britanike.

sfidanti.al