Ndodh vetëm në Britani. Fyen tifozët kundërshtarë me foton e fëmijës së vdekur

Një tifoz anglez është zyrtarisht i akuzuar pasi për të ofenduar tifozët rivalë të Sunderland tregoi në telefon një foto të fëmijës Bradley Lowery, i cili humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin.

Vogëlushi, një mbështetës i flaktë i skuadrës bardhekuq, ishte përherë i pranishëm në ndeshjet e Sunderland ndërsa ai u njoh nga e gjithë bota për afrimitetin me sulmuesin Jermain Defoe. 31-vjeçari Dale Houghton është akuzuar për ofendim në publik  Sheffield Wednesday. Ai është arrestuar nga policia e Rotherham ndërsa është në pritje të gjykimit.

sfidanti.al