Paradoksi Roma. Klubi i tretë me pagat më të larta dhe vendi i 16

Në Itali ka një çështje dhe ajo është Roma. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho është në një krizë të thellë rezultatesh që nuk justifikon në asnjë rrethanë bilancin financiar të klubit.

Roma është klubi me nivelin e tretë më të lartë të pagave dhe lojtarët në fushë nuk po justifikojnë asnjë qindarkë që arkëtojnë. Roma paguan plot 157 milionë euro paga për yjet e saj që dështuan keqas edhe në transfertën ligure të Gjenovës. Në këtë klasifikim, Roma qëndon pas Juventusit dhe Interit që gjithsesi deri në këto momente i kanë justifikuar pagat e larta që derdhin në llogaritë e lojtarëve të tyre.

sfidanti.al