Një lëvizje e madhe projektohet në merkaton e Moto GP

Merkatoja e pilotëve mund të shkundë edhe Moto GP. Bëhet fjalë për 5 herë kampionin e botës, Marc Marquez i cili planifikon të transferohet te Gresini Racing në vitin 2024.

Spanjolli është i pëkënaqur me skuadrën Honda HRC dhe Jorge Lorenzo zbulon se kolegu i tij është gati të nënshkruajë me ekipin italian. Sipas Lorenzo-s, Marquez nuk interesohet shumë për paratë dhe Gresini ka një projekt interesant që mund ta tërheqë në Itali për t’u rikthyer sërish konkrrues. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë ai mund të zhvendoset te KTM një vit më pas dhe këti zëra e kanë trazuar jo pak ambjentin në garat e shpejtësisë.

Sfidanti.al