Numri 1 i botës dhe njeriu që ka fituar më shumë se kushdo tjetër turne grand slam në botë, Novak Djokovic mund të jetë një kampion në fushën e lojës por jashtë saj ai e konsideron vetën një me terroristët e vendit të tij.
Në të shkuarën e ka mbështetur shpesh herë qëndrimin ultranacionalist të Serbisë përballë Kosovës dhe nuk e humbet mundësinë as këtë herë. Ai bëhet njësh dhe vajton për terroristët që ekzekutoi Policia e Kosovës pas vrasjes së policit shqiptar. Në foto shfaqen përkujtimet që njerëzit kanë bërë për këta persona, dhe në sfond një flamur ku dallohet harta e famshme e ultranacionalistëve dhe ku shkruhet “Kosova është Serbi”. Mbi të gjitha janë emoji të duarve të bashkuara në shenjë lutje. Një qëndrim i qartë i sportistit i cili nuk e ka fshehur kurrë që është një ultranacionalist, duke u përshirë shpeshherë edhe në aktivitetet zyrtare në shfaqje të qëndrimeve të tij kundër pavarësisë së Kosovës.