Klasikja holandeze, Ajax-Feynoord e ndërprerë disa ditë më parë, u mbyll më në fund sot pas zhurmës së bërë gjatë ditëve të fundit për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët nga Amsterdami. Sulmuesi amerikano-jugor, Santiago Gimenez shënoi tre gola në sukesin e pastër 4-0 të Feynoord përballë rivalëve historikë.
Në këtë mënyrë ai bëhet i pari lojtar që shënon tregolësh në transfertën e Ajax pasi askush tjetër nuk kishte guxuar ta bënte një gjë të tillë më parë. Meksikani shënoi dy herë brenda 20 minutave të para, dhe pas një ore lojë shënoi golin e katërt dhe të tretin personal në këtë ndeshje pas asistimit nga Igor Paixao. Me këtë fitore, Feynoord zhvendoset në vendin e tretë të Eredivisie, ndërsa Ajax vazhdon me formën e dobët këtë sezon teksa pas kësaj humbje e sheh veten në vendin e 14-të në elitën e futbollit holandez.
sfidanti.al