Në vendin më të izoluar të planetit sporti është e vetmja mënyrë për të detyruar liderin Kim Jong Un të prezantojë përpara publikut vajzën e tij. Pak kohë më parë, diktarori koreano verior u shfaq në publik bashkë me vajzën e tij për të ndjekur një ndeshje futbolli dhe sigurisht që oamjet janë servirur nga media shtetërore e Fenianit.
Vogëlushja që nga shumë analistë ndërkombëtarë konsiderohet edhe si pasardhësja e dinastisë Kim, nuk ka ende një emër ndërsa skuadrat në fushën e lojës me shumë mundësi po luajnë një ndeshje fasadë. Kush luante në fushë? Ndoshta nuk do ta mësojmë asnjëherë por e rëndësishme është që futbolli në këtë rast në korenë e veriut shërben për të dhënë edhe një mesazh dhe Kim Jong Un ia ka dalë mbanë edhe pse ndoshta personalisht nuk është fans i këtij sporti sepse basketbolli zë vendin e parë, ndërsa miqësia me Denis Rodman është forcuar me klimin e viteve.
sfidanti.al