Bayern Munchen e shikon të ardhmen e mesfushës te një katlan

Barcelona në alarm, Pedri mund të largohet me destinacion Bavarinë ku Bayern Munchen po përgatitet për goditjen e madhe në mesfushë. Talenti i rritur në akademinë “La Massia” cilësohet i pashitshëm por ky status rrezikohet nga puna që po bën pas kuintave klubi gjerman.

Katalanët janë në krizë financiare dhe Bayern Munchen po tenton ta shfrytëzojë këtë gjë. 120 milionë mund të mjaftojnë për kartonin e lojtarit kyç të mesfushës së skuadrës së Xavi-t, i cili sigurisht që nuk mund të jetë aspak dakort me një transferim të tillë. Pedri është një nga talentet më të ndjekur në futbollin evropian dhe ka treguar këtë si me Barcelonën ashtu edhe për kombëtaren spanjolle.