Në javën e 5-të të Serie A italiane, si titullarë zbritën edhe tre legjionarët e tjerë, Bajrami, Hysaj dhe Gjimshiti. Në spektaklin që tifozët shijuan në sfidën Sassuolo-Juventus, protagonist ishte edhe Nedim Bajrami, i kthyer në titullar fiks, por kjo nuk ishte sfida e tij më e mirë, i vlerësuar me notën 5,5.
Fantazisti kuqezi hasi shumë vështirësi për t’u futur në lojë, provoi në disa raste me gjuajte nga distanca, por nuk arriti kurrë të ndizej në 11 metrat e fundit. Titullar zbriti edhe Hysaj për Lazio-n në sfidën kundër Monza e përfunduar në barazim 1-1. Në krahun e tij, Monza ishte e rrezikshëm gjatë gjithë pjesës së parë, në golin që Lazio pësoi edhe Hysaj kishte jo pak përgjegjësi.
Në minutën e 55-të, Sarri e uli në stol, nota 5 për Hysaj. Një formë shumë të mirë po kalon Berat Gjimshiti këtë periudhë. Titullar dhe protagonist në suksesin e pastër 2-0 që Atalanta arriti kundër Cagliari ishte dhe qendërmbrojtësi kuqezi i vlerësuar me notën 6,5. Me të në fushë nuk ka asnjë shqetësim në zonën e rreptësisë. Gjithnjë prezent në rivëniet fundorë të skuadrës së Ranierit.