Tottenham humbet Perisic në momentin më të mirë

Momenti pozitiv që po kalon Tottenham mund të prishet nga një lajm jo shumë pozitiv për trajnerin Ange Postecoglou . Sulmuesi i krahut të majtë, serbi Ivan Perisic do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për disa javë për shkak të një dëmtimi në gju.

Sipas Tottenham, ish-interisti është ankuar për një dhimbje në gju dhe pas analizave mjekët dolën në përfundimin se bëhet fjalë për lëndimin e ligamenteve të këmbës së djathtë. Dëmtim jo pak i rëndësishëm për Perisic që duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe do të mungojë për më shumë se një muaj.

sfidanti.al