Medalje në zemër të Serbisë, Abkarov kuqezi në Botëror

Zelimkhan Abkarov nuk resht së surprizuari. Mundësi me origjinë nga Dagestani ka nderuar sërish Shqipërinë në Botërorin e Mundjes në Serbi, duke fituar sërish medalje, kësaj radhe të bronzit në peshën 57 kilogram. Çeçeni që përfaqëson Shqipërinë mundi rusin Zavur Uguev në një betejë të luftuar. Medalja e arit u fitua nga serbi Stevan Miçiç, i cili mundi në finale japonezin Rei Higiçi.

Abakarov humbi mundësinë për medalje të artë, teksa u mposht dje nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Gjithsesi, ai nuk ka dalë duarbosh nga kompeticioni, pasi sot bëri paraqitje të mirë dhe i dha vendit tonë një medalje bronzi.

sfidanti.al