Barcelona ka fituar ndaj Real Betisit me rezultatin 5-0 por ajo që mbetet për t’u veçuar është një statistikë e veçantë. Ferram Torres shënoi një gol nga goditja e dënimit duke i dhënë fund shterpësisë së Barcelonës në këtë detaj pasi katalanët nuk shënonin nga një pozicion i tillë që prej 867 ditësh.
Herën e fundit që Barcelona kishte gjetur rrjetën nga një goditje dënimi direkt ishte maji i vitit 2021, kur kishte shënuar Leo Messi. Pra 16 shtatori është një datë e veçantë. Mallkimi është thyer, por gjëja më e habitshme është se Ferran Torres e bëri këtë gjë. Një nga lojtarët më në formë të Barçës ka shënuar nga rreth 23 metra.
Sfidanti.al