Përmbysje e situatës në mënyrë të papritur tek Manchester United. Skuadra e Ten Hag ka vendosur ta rithërrasë Antony për ndeshjen e ardhshme në kampionat, kjo menjëherë pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Sulmuesi ishte pezulluar me “marrëveshje të përbashkët” nisur nga akuzat për sulm fizik dhe psikologjik teksa ishte denoncuar nga ish-gruaja, Gabriela Kavalina. Pas ish-gruas, për të njëjtat akuza ishin paraqitur dhe dy të tjera.
Dhe në të kundërt të asaj që thuhet, “djajtë e kuq” në një njoftim për shtyp i kanë surprizuar të gjithë. Edhe braziliani do të bëjë pjesë në skuadrën që do të përballet me Brajton. Pra edhe duke marrë rrezikun që pjesa tjetër e skuadrës të dalë jashtë objektivit, Antoni bëhet pjesë e kampionatit, pavarësisht situatës shumë të vështirë në aspektin personal. Kujtojmë që pak ditë më parë edhe Brazili ka pezulluar lojtarin, ndërsa nuk e grumbulloi për ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026 ndaj Bolivisë dhe Perusë.
sfidanti.al