Dinamo City me 3 pikë të arta ndaj Kukësit gjen shpëtim në një mment shumë të vështirë. Në “Elbasan Arena” klubi blu mori pas edhe atë fat që i kishte munguar në dy ndeshjet e para ndërsa trajneri Di Biagio mund të punojë më i qetë për sfidën e radhës kundër Erzenit në Rrogozhinë të dielën. Fitore që nuk reflekton sjelljen në fushë por “nëndetësja” është vënë në lëvizje.
Më shumë se pikët që e largojnë nga fundi i klasifikimit, ky sukses mund të ndihmojë grupin të kalcifikohet edhe më shumë duke parë boshllëqet e pakuptueshme që skuadra shfaqi edhe në fragmente të caktuara të ndeshjes me Kukësin. 4 gola të shënuar dhe 5 të pësuar, ndoshta ka ardhur momenti që Di Biaghio të bëjë italianin për të sistemuar edhe mbrojtjen që vazhdon të fusë ujë.
sfidanti.al