Bonucci-t nuk i del e keqja me Juventusin

Ish-kapiteni i Juventusit Leonardo Bonucci flet për divorcin me klubin bardhezi. “Nuhata diçka duke lexuar nëpër gazeta deri kur në 13 korrik drejtuesit ma komunikuan vendimin në shtëpinë time. Më thanë që nuk do të isha më pjesë e Juventusit sepse prania ime do të kishte penguar rritjen e skuadrës. Ishte një turpërim për mua pas 500 ndeshjeve si bardhezi me këtë fanellë. Gjithsesi kam ndier solidaritetin eshumë lojtarëve të Juventusit dhe klubeve të tjera”, shprehet ai. Një divorc i dhimbshëm që vazhdon të shkaktojë shumë zhurmë për shkak të konfliktit të tij me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili kërkoi largimin e kapitenit.

sfidanti.al