Nga goli në Botëror te problemet me depresionin, rrëfehet Richarlison

Vetëm 10 muaj më parë ai konsiderohej si një nga yjet në ngjitje të futbollit botëror por sot është në kufijtë e depresionit. Sulmuesi i Tottenham, Richarlison i shënoi Serbisë një supergol në Katar 2022 por që prej asaj kohe ai është zhytur në një krizë të thellë duke zhgënjyer në çdo front sportiv aq sa konsiderohet një dështim total edhe pse u ble për rreth 60 milionë nga Tottenham pas shpërthimit te Everton. Vetëm një gol me Selecson në vitin e fundit dhe 4 të tillë me Tottenham në 1 sezon e gjysmë. Në një intervistë për “O Globo” ai sqaron:

“Gjatë 5 muajve të fundit kam kaluar periudhë shumë të vështirë. Tani jam në gjendje disi më të mirë sepse të gjithë njerëzit që dëshironin vetëm paratë e mija tani nuk i kam më pranë. Kur të kthehem në Angli do të kërkoj ndihmën e psikologut për të forcuar mendjen time. Dua të rikthehem më i fortë”.

sfidanti.al