Samir Handanovic largohet nga futbolli i luajtur

U largua nga Interi në përfundim të kontratës në muajin qershor por nuk ka qëllim të vazhdojë karrierën si lojtar profesionist. Samir Handanovic do të varë dorezat në gozhdë pasi nuk preferon të vazhdojë karrierën në fushat e blerta.

Në adresë të sllovenit që kaloi më shumë se 1 dekadë në Milano, ka mbërritur një ofertë nga klubi i Interit për ta emëruar në një post drejtues në klub. Sipas gazetës “Il Giornale” ai do të punojë në një sektor bashkëpunimi por nuk ka ende një emër konkret për zyrën ku do të nisë karrierën si drejtues ish-numri 1.

sfidanti.al