Federata Rumune e Futbollit dënon thirrjet diskriminuese

Ngjarjet e Bukureshtit kanë detyruar Federatën Rumune të Futbollit të bëjë një reagim të ashpër në lidhje me banderolat dhe thirrjet diskriminuese ndaj Përfaqësueses dhe lojtarëve të Kosovës. Nëpërmjet një kounikate zyrtare, federata rumune dënon atë që e cilëson sjellje të papërgjegjshme të një pjese të tifozerisë dhe shton:

“Diskriminimi nuk pranohet në futboll dhe FRF dënon ashpër mesazhet provokuese të natyrës politike, ideologjike, fetare apo fyese, të cilat janë kategorikisht të ndaluara në stadiume”, ka shkruar Federata rumune.

Të gjitha këto u regjistruan në tribunat e Arenës Kombëtare nga një grup i vogël i të ashtuquajturve mbështetës, duke ndikuar në rrjedhën normale të ndeshjes. Aktet e huliganizmit u hodhën poshtë nga pjesa tjetër e spektatorëve në stadium, të cilët u privuan nga një spektakël futbolli që dëshironin dhe për të cilin paguan një biletë.

FRF shpreh keqardhjen për përvojën e keqe të përjetuar nga shumica e shikuesve dhe gjithashtu i falënderon ata për mbështetjen fantastike që i ofruan ‘trengjyrëshve’ në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i çuar në një fitore dramatike!”.

sfidanti.al